![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/st-1.webp)
”The Little Mermaid ” vazhdon të shkaktojë polemika dhe kritikat këtë herë janë për shkak të përfshirjes së një ylli pornoje në kast. Në fillim kritikat ishin për përzgjedhjen e aktores me ngjyrë në rolin kryesor Halle Bailey, pasi sirena në filmin vizatimor të vitit 1998 ishte e bardhë dhe flokëkuqe.
Tashmë një tjetër polemikë ka lindur me aktorin Stefano Tomadini. Aktori në fjalë ka një të kaluar në filmat për të rritur.
Ai arriti të tërhiqte vëmendjen e drejtuesve, të cilët kërkonin “model me tipare tërheqëse mashkullore” dhe ja dhanë mundësinë Stefanos, pa dijeni për përfshirjen e tij në industrinë e pornografisë.
Disney u përball me reagime të shumta për këtë zgjedhje të aktorit, veçanërisht pasi “Sirena e Vogël” është një film që synon kryesisht fëmijët.
Disney ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë apo koment në lidhje me të kaluarën e Stefano Tomadinit.
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/06/large-1646849303-4572918988366e69523fd83e278b6a03.jpg)
![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/06/large-1646851405-ef6b0f5f18350e8a21b3a7162d25c64a.jpg)
-
Fqinjët e Nicki Minaj po firmosin peticion që reperja të largohet nga banesa e saj!
-
Kjo është aktorja e parë që nënshkroi kontratë në Hollywood në vitin 1916