Header

Lajm i mirë, shërohen 3 infermiere

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se numri i bluzave të bardha që shërohen nga koronavirusi ka shkuar në 23.

Të marra sëbashku bluza të bardha dhe pacientë numri i përgjithshëm i të shëruarve nga infeksioni i COVID-19 është 163, ndërsa numri total i personave të infektuar ka shkuar në 383.

Ditën e djeshme kishte një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 duke ngjallur shprese tek bluzat e bardha se gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

You may also like ...