Header

Shkodra përcjell me duartrokitje nga pallati Gëzim Krujën

Ditën e sotme po përcillet për në banesën e fundit mjeshtri i madh i humorit, Gëzim Kruja.

Duke qenë një situatë aspak e zakonshme për shkak të Koronavirusit, aktorit të mirënjohur nuk mund t’i bëhen nderimet e duhura. Megjithatë qyteti i Shkodrës do ta përcjellë nga dritaret e shtëpive me duartrokitje artistin Gëzim Kruja.

Në orën 12 të gjithë kanë dalë nëpër dritare dhe ballkone për të nderuar Krujën.
Kujtojmë se ai u nda na jeta ditën e djeshme pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

You may also like ...