Header

Aktori i “Star Wars”, Andrew Jack vdes nga koronavirusi

Andrew Jack, aktori që u shfaq në filmat e fundit në “Star Wars”, vdiq nga komplikimet Covid-19 të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga agjenti i tij.

Jack, i cili punoi kryesisht si një trajner dialektesh për yjet përfshirë Chris Hemsworth, vdiq në Spitalin e Shën Pjetrit, Chertsey, i vetëm në Londër tha agjenti i tij Jill McCullough.

Gruaja e Jack nuk ishte në gjendje të mirë dhe ëshhtë ngujuar në karantinë në Australi. Shtoi McCullough.

“Ajo nuk ishte në gjendje ta shihte ose të fliste me të në fund të jetës së tij dhe ekziston mundësia që një funeral nuk mund të mbahet për të,” tha ai.

“Ai ishte duke punuar, duke u stërvitur aktualisht për “Batmanin e ri,” thuhet në deklaratë.

You may also like ...