Header

Koronavirusi normalizon shtresën e ozonit në atmosferë

Përhapja e pandemisë ka bërë që në shumë shtete kudo në bote, të ndalojë krejtësisht çdo aktivitet. Me mbylljen e fabrikave, bizneseve të ndryshme, lokaleve, shkollave, ndalimin e transportit dhe fluturimeve, vihet re një përmirësim i ndjeshëm i ajrit. Sipas ekspertëve, shtresa e ozonit duket se po “shërohet”, në një proces gradual por shpresëdhënës.

Mburoja mbrojtëse e Tokes, duket se po “fuqizohet” dhe e ardhmja duket premtuese. Stopimi i menjëhershëm i rrjedhës normale të jetës, ka reduktuar ndotjen globale. Nëse ky përmirësim do të vazhdojë, ekpertët parashikojnë se shtresa e ozonit do të jetë kthyer brenda normave normale brenda këtij 10-vjeçari.

Shkencëtari John Fyfe u shpreh:

Për herë të parë, shtresa e ozonit ka filluar të përmirësohet. Kjo është diçka e mirë, pasi do të kemi më shumë mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme diellore. Megjithatë, kam frikë se me kthimin e jetës në normalitet, ndotja e madhe do të ndikojë sërish në përkeqësimin e kësaj shtrese. Kjo mbetet për t’u parë.

You may also like ...