Teksa princi britanik i kurorës 71 vjeçari Charles, ka rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri, burime të brendshme të oborrit thonë se Meghan Markle i ka ndaluar rreptësisht të shoqit Princ Harry të udhëtojë për ta vizituar.
Prej moshës së tij princi Charles konsiderohet si pacient i rrezikshmërisë së lartë, që prej diagnoskimit kësaj jave.
Ai është në vetë-izolim në kështjellën Balmoral në Skoci me bashkëshorten Camilla, sipas përfaqësuesve.
Ndërsa burimet tashmë njoftojnë se Dukesha e Sussex i ka thënë Princit Harry se “në asnjë rrethanë” nuk miraton që ai të udhëtojë në këtë periudhë.
E përditshmja britanike Daily Mail, citon burimin e saj: “Meghan tha se Harry ka kontaktuar me të atin dhe sigurisht është i mërzitur për situatën. Ata të dy janë të mërzitur pasi do të dëshironin të bënin diçka në këtë situatë”.
Javën e kaluar u bë e ditur se Princ Harry e Meghan Markle kërkonin dëshpërimisht të vizitonin mbretëreshën në Britani kësaj vere, me gjithë epideminë e koronavirusit.
Në një postim në Instagram, çifti u bënte thirrje fansave të bashkohen për të luftuar koronavirusin.
“Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, na nevojitet njëri-tjetri për mbështetje, për të vërtetën dhe për t’u ndjerë më pak vetëm”, shrkuanin ata.
- Fabrikat e Giorgio Armanit do të prodhojnë veshje për mjekë
- Pacientja 52-vjeçare, viktima e 9 nga koronavirus