Header

Shkon në 123 numri i të infektuarve në Shqipëri

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja, duke e çuar në 123 numrin e të prekurve deri më tani.

Ndërkohë, MSH njofton se ka ndërruar jetë një tjetër pacientë nga Tirana, duke e çuar në 5 numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.

Gjiashtu, është zgjeruar harta e qyteteve të prekur me koronavirus, ku tashmë janë konfirmuar raste edhe në disa qytete të tjera të vendit, si në Lezhë, Berat dhe Has.

You may also like ...