Header

Ka hatërmbetje me Borën? Heidi Baci flet për raportin që ka me moderatoren

Marrëdhënia e ish-banores së “BBV”, Heidi Baçi me ‘kunatën’ e saj, moderatoren Bora Zemani u përfol gjatë orëve të fundit për një krisje të mundshme.

Dy vajzat ia kanë hequr “follow-in” njëra-tjetrës në Instagram, ç’ka nxiti aludimet se mes tyre gjërat nuk po shkojnë dhe aq mirë.

Megithatë, për këtë ka reaguar Heidi duke sqaruar si qëndron raporti mes tyre.

Ish-banorja e “BBV” ishte e ftuar në “Wake Up” dhe e pyetur për këtë temë ajo tha se sapo mësoi për lajmet i ka bërë menjëherë “follow” Borës.

Shkojmë shumë mirë. Nuk ka asgjë. Është shumë e vështirë të shkosh keq me mua. Jam një tip i qetë kështu që përgjithësisht nuk kam probleme me njerëzit. Në jug kaluam shumë mirë. Jam kënaqur. Ishte një natyre fantastike dhe kishte një perëndim shumë të bukur”, tha ajo duke u dhënë kështu fund aludimeve për një krisje të marrëdhënieve.”

You may also like ...