Era Istrefi ka gati bashkëpunimin ndërkombëtar

Pas një pauze pak të gjatë në muzikë, Era Istrefi ka vendosur të vijë për fansat e saj me një suprizë.

Ditën e djeshme këngëtarja nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram” ka lajmëruar se kënga e saj e rradhës është gati. Të premten do të publikohet ‘No maybes’, ku ajo vjen në bashkëpunim me këngëtarin nga Azerbejxhani, Arash dhe Ilkay Sencan.
Nga ajo që Era ka publikuar, dëgjohet të këndojë shqip. Me siguri që ky bashkëpunim do të jetë një tjetër sukses për këngëtaren.