‘Krenar për Shqiponjat tona’, shkruan Presidenti Ilir Meta për stafin mjekësor që shërben ndaj të sëmurëve me koronavirus tek spitali i Infektivit në Tiranë.
Foton e shpërndau në Facebook ku tetë persona kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Të gjithë kanë veshjet përkatëse për tu mbrojtur nga infektimi me koronavirus. Më parë janë cilësuar si heronj pasi vendosin jetën e tyre në rrezik për të qenë pranë të sëmurëve.
Deri tani, janë konfirmar 38 raste me koronavirus në vendin tonë.
12 prej të infektuarve janë në spital, 2 janë në reanimacion dhe një 65 vjeç mbahet me frymamarrje të drejtuar nga aparatura.
- Anulohen koncertet, Endrin dhe Stefin i gjen koronavirusi në SHBA
- Celulari rreziku më i madh per përhapjen e COVID-19