Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi.
“Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive por në gjendje të stabilizuar.
7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha zv.ministrja Rakacolli.