Barbie mbush 61-vjeç dhe në përpjekje për të ecur në një hap me kohën, një seri e re kukullash po prezantohen, përfshirë Barbie në karrierë dhe modelet që frymëzojnë vajzat e vogla.
Një seri femrash të suksesshme po ashtu kanë kukulla barbie me imazhin e tyre në nder të gjashtë dekadave jetë të kukullës më të dashur. Mes tyre janë tenistja Naomi Osaka, aktorja amerikane Jara Shahidi dhe kukulla e parë maore në histori, e modeluar sipas gazetares neozelandeze sportive, Melodie Robinson.
Linja e modës së kukullave Barbie tani përmban shtatë lloje të trupit, 11 tone të lëkurës dhe 28 stile flokësh. Në vjeshtë 2019, kukulla me gjymtyrë protetike dhe karrige me rrota doli në treg.
Më shumë se 1 miliard kukulla Barbie janë shitur që nga debutimi i saj në panairin amerikan të lodrave në Nju Jork, më 9 mars 1959.
- Camila Cabello: Jemi të rinj për plane të mëdha
- Armani dhuron 1.25 milion euro në luftën kundër coronavirusit