Kryeministri britanik do të bëhet sërish baba. Dhe ky do të jetë fëmija i gjashtë, që ai pret me gruan e tij të tretë. Pas divorcit nga gruaja e dytë, Boris Johnson dhe partnerja e tij Carrie Symonds kanë njoftuar se ata tashmë janë fejuar, ndërsa në fillim të verës presin që fëmija të jetë.
Partnerja e kryeministrit është një ish-drejtuese e komunikimit për Partinë Konservatore (Tories).
55 vjeçari Johnson tashmë ka katër fëmijë të rritur me gruan e tij të dytë Marina Wheeler. Çifti u martua para 25 vjetësh, por tani janë të ndarë. Megjithatë Johnson besohet se kishte edhe një fëmijë nga lidhja e dashurise me Helen Macintyre. Ai refuzoi të përgjigjej, kur gjatë fushatës elektorale, u pyet se sa fëmijë kishte.