Header

E motra përjetëson në lëkurë Kobe dhe Gigi-n

Së fundmi motra e Kobe Bryant, Sharia Washington në kujtim të vëllait dhe mbesës së saj të cilët humbën jetën në një aksident me helikopter ka bërë një tatuazh.

Ka qenë Sharia ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit në Instagram tatuazhin.

Në foto shohim një gjarpër Mamba të zi që mbështjell numrat 2 dhe 24 dhe formon numrin 8, që ishin numrat e fanellave të basketbollit të Gianna-s dhe Kobe-t.

Për këtë tatuazh motra e Kobe-t u frymëzua në modelin e njërës prej bluzave të basketbollistit, e cila kishte një gjarpër që kishte mbështjellë numrat dy dhe katër.

You may also like ...