Header

Sfilata e Moschino na kthen pas në kohë

Moschino ka prezantuar koleksionin më të ri vjeshtë/dimër 2021 në Javën e Modës në Milano.

Stilisti Jeremy Scott është frymëzuar nga moda e shekullit të 18-të në krijimin e copëzave shumë të veçanta të cilat tërheqin menjëherë vëmendjen nga ngjyrat e forta dhe fustanet e fryra me një korse shumë të ngushtë.

Në sfilatë kanë parakaluar modelet më të famshme të momentit si Gigi dhe Bella Hadid, Irina Shayk, Kaia Gerber, Stella Maxwell, Joan Smalls dhe Romee Strijd.

Modelet shkëlqyen me veshjet e tyre të veçanta dhe paruke të mëdha që na kujtojnë filmat me kalorësa dhe dukesha të asaj kohe.
https://www.youtube.com/watch?v=JAICaKGGN08

You may also like ...