Header

Bëri gol kundra tij, Ronaldo i dhuroi fanellën futbollistit shqipar Myrto Uzuni!

Futbollisti shqiptar Myrto Uzuni ishte i ftuar këtë të enjte në programin “Opinion”për të folur rreth karrierës së tij që deri tani ka qenë brilante.

Futbollisti rrëfeu përballë gazetarit Blendi Fevziu eksperiencën si pjesë e skuadrës spanjolle Granada. Ndër të tjera 28 vjeçari tregoi një episod interesant që i ka ndodhur në fushën e blertë me idhullin e tij Christiano Ronaldo. Uzuni dhe Ronaldo ishin kundërshatrë në lojë dhe falë teknikës dhe talentit të shqiptarit ai realizoi një gol të bukur kundër skuadrës kundërshtare, kapiteni i së cilës ishte Ronaldo.

Myrto i ka shprehur vlerësimin idhullit të tij gjatë ndeshjes, ndërsa Ronaldo e ka komplimentuar për lojën, duke i dhuruar edhe fanellën e tij, një gjest ky që vlerësohet shumë nga futbollistët. Futbollisti shqiptar e vlerësoi këtë moment si një ndër sukseset e tij në futboll, pasi sipas tij të luash kundër një legjende futbolli siç është Christiano Ronaldo është një arritje e madhe.

You may also like ...