Violinistia e famshme britanike, Dagmar Turner, iu nënshtrua një operacioni të rëndë në tru në spitalin “King’s College” në Londër teksa luante në veglën e saj të preferuar.
Stafi mjekësor analizoi më parë trurin e violinistes për të parë zonat që aktivizoheshin kur ajo luante në instrument dhe ato që ishin përgjegjëse për gjuhën dhe lëvizjen.
Më pas ata e zgjuan në mes të procedurës në mënyrë që ajo të luante në violinë dhe kjo vetëm për t’u siguruar që nuk do të dëmtonin aftësinë e saj për të bërë muzikë.
Operimi i pacientëve në gjendje të zgjuar është një praktikë që po ndiqet përditë e më shumë nga kirurgët me qëllimin që pacientët të mos humbasin aftësitë e veçanta nga ndërhyrja në tru.