Reperi i popullarizuar amerikan, Pop Smoke, është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij.
Artisti 20-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Bashar Barakah Jackson, ishte në një feste të organizuar në shtëpinë e tij në Hollywood Hills kur dy persona të panjohur thyen shtëpinë rreth orës 4.30 (ora lokale), sipas raportimeve të TMZ.Të dyshuarit qëlluan me të shtëna të shumta, njëra prej të cilave goditi edhe Pop Smoke, teksa e la të plagosur rëndë.Është e paqartë nëse ata janë identifikuar nga autoritetet apo cili është motivi i tyre që mund të ketë çuar deri te të shtënat.
Ai është transportuar me ambulancë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, ku më pas u njoftua se kishte ndërruar jetë.
Një person i paidentifikuar u mor në paraburgim menjëherë pas të shtënave, por ai u lirua pasi policia përcaktoi se nuk ishte i përfshirë.Pop Smoke, një yll në ngritje në skenën e rap-it, publikoi ‘mixtape-in’ ‘Meet the Woo’ verën e kaluar. “Welcome to Party” në bashkëpunim me Nicki Minaj arriti të renditet në vendin e pestë në tabelën e ‘Billboard’s Bubbling Under Hot 100 Singles’.
Ai gjithashtu bashkëpunoi me JackBoys dhe Travis Scott në këngën e tij “Gatti”.
- Aktori i “Sex and the City”, baba në moshën 65-vjeçare
- Elita Rudi urim special në 1 vjetorin e djalit