Partneri i aktores së njohur Hayden Panettiere, Brian Hickerson ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur në ditën e Shën Valentinit në orët e para të mëngjesit. Ai e ka qëlluar aktoren me grusht në anën e majtë të fytyrës. Policia është njoftuar nga një fqinj, i cili kishte dëgjuar të bërtiturat e aktores.
Kur blutë mbërrin në shtëpinë e saj Panettiere ishte e gjakosur dhe u ka thënë autoriteteve se ngjarja ka ndodhur në dhomën e tyre të gjumit. Ndërkohë që po flinin Brian ishte çuar duke e përplasur nëpër dhomë dhe e kishte goditur me grusht. Hickerson, i cili ndodhet në polici e ka mohuar ngjarjen.
Kjo nuk është hera e parë që i dashuri i Hayden është arrestuar, pasi edhe më herët ai ka pasur probleme me drejtësinë.
Historia e dhunës është përsëritur, pasi edhe më parë biznesmeni kishte ushtruar dhunë mbi partneren e tij dhe më pas ajo e kishte falur.