Header

Amadeus flet për 2 minuat që ‘vodhi’ Alketa

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu dhe prezantuesi i famshëm Amadeus ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Porta Porta” në “Rai1”.

E pyetur nga prezantuesi Bruno Vespa, për momentin kur Alketa zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, moderatorja shqiptare u shpreh se “vodhi” dy minuta më shumë kohë për të realizuar ëndrrën e saj.

“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që kjo përulësi të prek”.

Për këtë moment që u komentua gjatë nga media foli dhe vetë prezantuesi italian, i cili tha se ishin këto të papritura që e bënë festivalin më special.

“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.

Alketa Vejsiu tashmë është kthyer në një emër të dashur dhe për publikun italian.

You may also like ...