Header

Triumfi madhështor i Spanjës, De la Fuente: Williams dhe Yamal të mrekullueshëm, ju tregoj virtytin e kësaj skuadre

Spanja fiton Euro 2024 me meritë, por trajneri Luis De la Fuente nuk dëshiron të ndihet i ngopur.

Duke folur për mediat menjëherë pas ndeshjes, trajneri është euforik dhe krenar, por për skuadrën e tij do të duhet të jetë një pikënisje dhe jo një pikë mbërritjeje:

“Shpresoj që ky moment të ndihmojë të jemi më të mirë çdo ditë. Gjithmonë përmirësohemi, ky është qëllimi ynë, virtyti i kësaj skuadre është se ne gjithmonë mendojmë të jemi pak më të mirë.

Nuk mund të jesh më i lumtur se kaq. Duke parë gëzimin e tifozëve, lojtarëve… Sot ishte një ditë e mrekullueshme, një ekip kampion europian u kurorëzua me meritë.

Sot jam edhe më krenar, duhet të përmirësohemi dhe do ta bëjmë sepse këta lojtarë janë shembull për të gjithë, janë shumë të mirë.

Williams dhe Yamal, janë dy lojtarë të mrekullueshëm dhe dy djem të jashtëzakonshëm, të cilët duhet të vazhdojnë të rriten. Ne jemi me fat që i kemi, ata sjellin kaq shumë gëzim në futbollin spanjoll.

Ai është kapiten dhe cilësitë e tij futbollistike dhe njerëzore nuk janë vënë në pikëpyetje, në fakt nuk njihet për gjithë punën që bën”, u shpreh De la Fuente.

You may also like ...