Header

‘Oscars’, bie sërish shikueshmëria televizive

Shikueshmëria televizive e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit ra në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Rreth 23.6 milionë njerëz e shikuan ceremoninë të dielën, krahasuar me 29.5 milionë, vitin e kaluar. Shifra u bë publike nga transmetuesi amerikan ABC, i cili citoi Shërbimin e Vlerësimeve, Nielsen.

Pavarësisht shifrave në rënie, Oskarët, që për të dytin vit radhazi nuk patën një prezantues të vetëm, mbetet shou më i shikuar.

Këngëtarja dhe aktorja Janelle Monae hapi spektaklin që zgjati për tre orë e gjysmë, duke u pasuar nga performanca të muzikantëve Elton John dhe Billie Eilish, por nuk mjaftuan këto emra kaq të suksesshëm që të rrisin numrat e shikuesve.

You may also like ...