Meghan Markle ka folur sërish në lidhje me përvojën e saj me bullizmin në Pallatin Mbretëror, si dhe për mendimet vetëvrasëse që ka pasur në të shkuarën
Këtë rrëfim për eksperiencën e saj të hidhur, bashkëshortja e Princit Harry e bëri gjatë promovimit të platformës së re “The Parent’s Network” (për mbështetjen në mënyrë direkte ose virtuale të prindërve që kanë humbur fëmijët).
Duke folur për bullizmin online dhe efektet që ai ka te fëmijët, Markle foli se si përvojat e saj e kanë lidhur me këto familje.
“Kur kalon në një nivel dhimbjeje ose traume, besoj se një pjesë e procesit, është që të jesh e hapur për përvojën”, u shpreh ajo në intervistën e “CBS Sunday Morning”.
Meghan Markole shtoi se do të donte që askush të ndihej si u ndje ajo.
“Nuk do të doja kurrë që dikush të bënte ato plane. Dhe nuk do të doja kurrë që të mos besoheshin. Kështu, nëse unë them se çfarë kam kaluar do të shpëtojë dikë tjetër, ose do të inkurajojë njerëzit në jetën e tij që ta kontrollojnë në mënyrë të sinqertë dhe të mos gënjehen nga pamja e jashtme e këtij personi, ia vlen. Do e bëj”, thotë ajo.
43-vjeçarja zbuloi se ka pasur mendime vetëvrasëse kur ka qenë shtatzënë me djalin Archie, pasi u përball me presionin mbretëror dhe me trajtimin e mediave britanike.
- Beyonce dhuron miliona për fushatën presidenciale të Harris
- Këngëtarja Adele zbulon këngën që i ndryshoi jetën: Isha në depresion, qaja shpesh