Header

Mes dyshimeve për ndarje, Jennifer Lopez merr goditjen e fundit nga Ben Affleck!

Ben Affleck duket se po vazhdon jetën e tij mes grindjeve të vazhdueshme martesore me Jennifer Lopez.

Ben Affleck bleu një shtëpi të re pa gruan e tij, Jennifer Lopez, konfirmon një burim për Us Weekly.

Sipas burimit të brendshëm, Affleck, 51 vjeç, bleu pronën të mërkurën, më 24 korrik. Pas blerjes së fundit të një rezidence prej 20 milionë dollarësh në zonën e Paqësorit Palisades të Los Anxhelosit, Affleck mori atë që disa besojnë se është “goditja përfundimtare” në martesën e tij të trazuar me Lopez.

Një person i brendshëm i ka thënë Radar Online se tani Jennifer Lopez di gjithçka për shtëpinë e re të Affleck – dhe ajo është shumë e pakënaqur me sjelljen e burrit të saj.

Vendimi i papritur vjen në një kohë kur Ben dhe Jennifer po përfliten për ndarje.

Në fillim të këtij muaji se dyshja vendosën të shesin shtëpinë e tyre të përbashkët në Los Anxhelos.

As Affleck dhe as Lopez nuk kanë komentuar publikisht mbi spekulimet rreth martesës së tyre apo planet e pasurive të patundshme. Kohët e fundit ata kanë kaluar kohë të ndarë dhe shpesh shihen pa unazat e martesës.

 

You may also like ...