Muaji i qershorit që lamë pas, ishte më i nxehti i regjistruar në histori, sipas programit të klimës Copernicus të Europës .
Ky është muaji i 13-të radhazi që shënon një nxehtësi rekord, nënvizon shërbimi i ndryshimeve klimatike Copernicus.
“Jemi përballë diçkaje më shumë se një çudi statistikore dhe që nxjerr në pah një ndryshim të madh dhe të vazhdueshëm të klimës sonë”, tha drejtori i shërbimit, Carlo Buontempo.
Temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit është më e larta e regjistruar ndonjëherë, sipas shërbimit të klimës. Ajo ishte 1,64 gradë më shumë se mesatarja para-industriale e periudhës 1850-1900, kur shpyllëzimi dhe përdorimi i lëndëve djegëse fosile nuk kishin kontribuar ende në ngrohjen e klimës së Tokës.
- Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
- Margot Robbie shtatzënë për herë të parë!