Header

Bradley Cooper habit me look-un e ri

Aktori i njohur Bradley Cooper është shfaqur me një look të ri dhe ndryshe duke tërhequr vëmendjen. Të hënën aktori i nominuar për Oscar u pa në Nju Jork me një mjekër të pazakontë.

Pamja e veçantë e Cooper shfaqte një boshllëk të madh në zonën e mjekrës. Regjisori i ‘A Star is Born’ kishte hequr komplet mjekrën në pjesën poshtë buzës, duke i lënë të paprekura faqet, mustaqet dhe anësoret.

Paraqitja e fundit e Cooper ngre pyetjen nëse kjo zgjedhje në paraqitjen e tij është për ndonjë rol në një film të ri apo thjesht një stil i momentit.

Në disa foto, aktori dhe regjisori ishte me vajzën e tij 7-vjeçare, Leah, duke shëtitur nëpër New York.

Bradley Cooper shows off unusual beard after date night with Gigi Hadid

 

Bradley Cooper Looks Unrecognizable After Shaving Part Of His Beard

You may also like ...