Oprah Winfrey u shtrua në spital për shkak të një problemi me stomakun, ka zbuluar shoqja e saj më e mirë Gayle King.
Ajo vazhdoi të përshkruajë në detaje simptomat që sëmundja i shkaktoi Oprah Winfrey dhe se i duhej t’i nënshtrohej trajtimit IV.
Kur u pyet për gjendjen e saj aktuale shëndetësore, Gayle tha se “ajo do të jetë mirë. Do të jetë në rregull”.
Prezantuesja e famshme ka bërë bujë vitet e fundit për dokumentarin e saj për personat që përdorin ilaçe për humbje peshe.
“Është një çështje shumë personale për mua”, tha Oprah, por edhe “për qindra miliona njerëz që luftojnë me peshën dhe obezitetin”.
- Parashikimi i motit/ Temperaturat maksimale deri në 34°C
- Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të në RTSH