Header

Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: “Është temë delikate”

Sara Hoxha, si rrallë herë ka folur për ndarjen nga Ledri Vula me të cilin ka edhe një vajzë, Poem.

Që kur dyshja i dha fund ata kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, duke i lënë ndjekësit në dilemë për atë se çfarë ndodhi mes tyre.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, tha ajo në “Cherry on Top”.

Sara tha ndër të tjera se e di mirë se si është të rrisësh një fëmijë pa partnerin.

“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo.

You may also like ...