Header

Dijonisi bën deklaratën e fortë për Ditean: “Jam i dashuruar me ty”

Dijonis Biba, një nga banorët më të komentuar në “Ferma Vip”, me rifutjen e tij në fermë ka trazuar ‘ujërat’.

Teksa ditët e fundit e kemi parë shumë të afërt dhe të ngacmohet me Baby G, ditën e djeshme ai ka bërë një deklaratë të papritur, i ka shprehur ndenjat Diteas.

Mes batutave, Dijonisi bëri deklaratën e papritur që me sa duket Ditea nuk e priste, e mori me të qeshura dhe e quajti këtë një shaka.

 

Pjesë nga biseda:

Dijonis: Kam që ditën e parë që kam krijuar një farë pëlqimi për ty. Që në momentin që të kam parë ty, jeta ime ka ndryshuar komplet.

Ditea: Si ka mundësi, si ndryshoi kështu?

Dijonisi: Jam i dashuruar me ty.

Ditea: Si e kuptove këtë?

Dijonisi: Energjia jote më bën të ndihem mirë, sa herë të shoh emocionohem.

Ditea: Prandaj u ktheve ti?

Dijonisi: Ma bëj hallall që nuk ta kam thënë më parë.

 

Kujtojmë se Dijonisi dhe Ditea kanë pasur një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin që prej fillimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”.

You may also like ...