Thashethemet për lajmin se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, po shkojnë drejt divorcit, u thelluan edhe më shumë së fundmi, pasi aktori u pa pas unazës e martesës në gisht.
Aktori 51-vjeçar është parë të shtunën, në fotot e siguruara nga TMZ, duke lënë shkollën e fëmijës së tij pa mbajtur unazën e martesës.
Ishte hera e parë që Ben Affleck është parë pa unazën e tij të martesës që kur thashethemet filluan në fillim të kësaj jave.
Në fakt thashethemet forcohen edhe nga fakti se Ben prej disa javësh jeton i ndarë nga JLo, teksa nga pallati 60 milionë dollarësh që blenë vitin e kaluar, u zhvendos në një shtëpi me qira në Brentwood. Kur aktori u pa teksa merrte gruan dhe vajzën e tyre adoleshente të enjten, ai dhe Lopez mbanin ende unazat e tyre.
Është e paqartë se çfarë ndodhi në 24 orët e fundit që e shtynë Affleck të hiqte unazën e martesës, por Ben dhe Jennifer nuk u janë përgjigjur thashethemeve për divorcit.
Çifti u martua në një ceremoni spontane në Vegas dhe më vonë mbajti një martesë më formale në verën e vitit 2022.
- Koncerti i Taylor Swift në Stokholm theu rekorde në numrin e pjesëmarrësve
- Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha, bëhet baba për herë të parë