Ditën e djeshme banorët e “BBV3” kanë patur mundësinë që të bëjnë një tatuazh të ri në trupin e tyre.
Përmes një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi, Vëllai i Madh ka lajmëruar se banorët mund të bëjnë një tatuazh dedikuar eksperincës së tyre në këtë format televiziv.
Romeo ka zgjedhur që në krahun e tij të bëjë një ketrush të nervozuar, i cili i dedikohet Heidit.
Kujtojmë që pak ditë më parë nëna e Heidit, në mesazhin që nisi përmes “Big Love” e quajti atë me përkëdheli “ketrushe” dhe mesa duket Romeo ka preferuar që këtë dedikim ta ketë në trupin e tij, duke treguar kështu dashurinë për partneren e tij.
- Jennifer Lopez lë të kuptohet se mund të divorcohet nga Ben Affleck!
- George Clooney dhe Amal heqin dorë nga Hollywood?