Këtë javë të shumta kanë qenë raportimet se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të ndahen, pasi kanë nisur terapinë në çift dhe Ben nuk jeton më në shtëpinë që blenë së bashku.
Së fundmi, Jennifer Lopez ka hedhur ndoshta aludimin më të madh se ajo mund të jetë, duke kaluar një problem të vështirë me Benin. Dëshmia ishte një postim në Instagram që thotë: “Nuk mund të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që nuk ka integritet dhe siguri emocionale”.
Këto janë fjalë të ashpra, por Lopez e ka pëlqyer këtë postim. Veprim që ka bërë që fansat të mendojnë se divorci mes tyre ëshhtë shumë afër.
Pavarsisht të gjithave, Jennifer Lopez u shfaq të enjten pasdite në një studio kërcimi në Los Angeles dhe ajo ende mban unazën e saj të martesës, edhe pse një raport i In Touch Weekly pretendon se çifti është ndarë dhe ata po shkojnë drejt divorcit, por asnjë nga këto nuk është konfirmuar.