Lumbardhi dhe Kaderi, çifti i krijuar brenda formatit të “BBVK2” kanë qenë në fokus të mediave rozë ditë e fundit.
Pak ditë më parë u përfol për ndarjen e tyre, madje e konfirmuar edhe nga vetë ata të dy të cilët më herët habitën ndjekësit e tyre teksa hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.
Dyshja ka dalë nëpër intervista ku madje Lumbardhi deklaroi se ishin ndarë dhe i uroi Kaderit më të mirat, por siç duket asgjë s’ka qenë e vërtetë.
Lumbardhi ka postuar në llogarinë personale të Instagramit Kaderin teksa përbri shkruan: “Zemra” … duke konfirmuar kështu ribashkimin mes tyre. Nga ana tjetër edhe Kader e ka ripostuar storyn e Lumbardhit të shoqëruar me një zemër.
- Cenimi i sigurisë së fëmijëve, BE vendos nën hetim kompaninë “Meta”
- Naomi Campbell vesh të njëjtin fustan pas 3 dekadash dhe duket mahnitëse