Header

Diell dhe temperatura deri në 31 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve  atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 28 °C

në zonat e ulëta 16 deri 31°C

në zonat bregdetare 17 deri 30°C

You may also like ...