“Met Gala 2024” ashtu si çdo herë u zhvillua të hënën e parë të muajt maj në Muzeun Metropolitan të Artit.
Në ngjarjen më të madhe të modës tema e këtij viti ishte “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i modës”, por kodi i veshjes ishte “Kopshti i Kohës”.
Prandaj dhe shumica e yjeve që morën pjesë, për veshjet e tyre ishin frymëzuar nga lulet, petalet, degët dhe gjethet.
Në shumicën prej veshjeve mbizotërojnë lulet, por ka edhe përjashtime. Disa kanë sjellë pranverën e natyrës, të tjera vjeshtën, tek tuk edhe vetëm fijet e barit.
Në listën e Vogue të të veshurave më bukur janë shumë më shumë se 10.
Dua Lipa, Zendaya, Tyla, Sabrina Carpenter, Lana del Rey, Nicki Minaj, Gigi Hadid ishin disa prej personazheve që tërhoqën vëmendjen me pamjen e tyre.