Header

Harry dhe Meghan Markle reagojnë pas njoftimit të Kate Middleton

Princi Harry dhe Meghan i urojnë shëndet dhe shërim të shpejtë Kate Middleton pasi ajo njoftoi se po i nënshtrohet trajtimit pasi u diagnostikua me kancer.

“Ne i urojmë Kate dhe familjes një shërim të shëndetshëm dhe të shpejtë dhe shpresojmë që ata të jenë në gjendje ta bëjnë këtë privatisht dhe në paqe”, thanë në një deklaratë Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex.

Kujtojmë që Princesha e Uellsit Kate Middleton është diagnostikuar me kancer dhe është në fazat e hershme të trajtimi.

Deklarata u bë publike nga vetë Princesha përmes një videoje. Ajo nuk dha detaje për sëmundjen e rëndë, megjithatë theksoi se kur në muajin janar iu nënshtrua një ndërhyrje abdominale, nuk dihej që ishte e prekur nga sëmundja.

 

You may also like ...