Header

Georgina Rodriguez shkëlqen me fustan të zi në amfAR Gala 2023 në Kanë

Influencuesja dhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez rrëmbeu vëmendjen teksa mbërriti në tapetin e kuq për Gala-n e amfAR 2023 në Kanë, Francë, të enjten, duke treguar linjat e saj trupore me një fustan të zi klasik.

Georgina Rodriguez Dons Glittery Black Dress at amfAR Gala in Cannes – WWD

Influencuesja kishte veshur një fustan koktej të zi me dekolte, me një të çarë deri te kofshët, dizejnuar nga Ali Karoui, të kombinuar me një palë taka të zeza nga Le Silla.

Rodriguez e kompletoi look-un e saj me aksesorë mhanitës, me një gjerdan diamanti dhe vjollcë me gurë të çmuar, një unazë diamanti, një unazë me diamant dhe gur të kuq dhe një byzylyk diamanti, të gjitha nga Chopard.

Georgina Rodriguez Dons Glittery Black Dress at amfAR Gala in Cannes – WWD

Kjo nuk është hera e parë që Rodriguez punon me Ali Karoui. Në janar, në çmimet Joy 2023 në Arabinë Saudite, influencuesja veshi një fustan blu me doreza opere të dizajnuar nga Karoui. Dizajneri krijoi pamjen për Rodriguez në vetëm 24 orë, dhe ajo u stilua për atë ngjarje nga Kollin Carter, i cili njihet më së miri si stilistja e superyllit të repit Cardi B.

 

You may also like ...