Header

Shakira flet për Gerard Pique: “Bëra pauzë nga karriera ime për të”

Ylli kolumbian, Shakira ka dhënë një intervistë së fundmi për Sunday Times, ndërkohë që është në përgatitje të një albumi të ri, të parin pas shtatë vitësh. Shakira ka treguar për sakrificat në karrierën e saj muzikore gjatë kohës që ishte në lidhje me futbollistin spanjoll, Gerard Pique.

“Për një kohë të gjatë bëra pauzë në karrierën time për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll. Kishte shumë sakrifica për dashurinë”, tha Shakira për ish-in e saj.

Shakira dhe Pique ishin së bashku për 11 vjet, nga 2011 deri në 2022. Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Në qershor 2022, Shakira dhe Pique konfirmuan se po ndaheshin. Nëpërmjet një deklarate ata thanë se: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin”, thuhej në deklaratë.

Vitin e kaluar, në një kopertinë për Billboard, Shakira foli se si ajo besonte në “derisa vdekja të na ndajë” përmes romancës së saj me Pique.

Artistja ka folur edhe më parë për marrëdhënien e saj me Pique duke pretenduar se e tradhtoi në kohën kur babai i saj ishte i shtruar në spital. Ndërkaq, ylli kolumbian duket se ka gjetur sërish dashurinë ose të paktën kështu spekulojnë disa nga fansat e saj pasi kanë dëgjuar një fragment të këngës së saj të re “Nassau”, teksti i së cilës flet për një lidhje të re të mundshme për Shakirën.

 

Shakira Says She's “Fine on My Own” After Splitting from Gerard Piqué

 

You may also like ...