Header

Izraeli më në fund lejohet që të marrë pjesë në “Eurovision 2024”, pasi ndryshoi tekstin e këngës

Izraeli do të lejohet të konkurrojë në festivalin e këngës Eurovision pasi ndryshoi tekstin e këngës së tij, kanë konfirmuar organizatorët.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), organi që organizon konkursin e famshëm, la të kuptohej më parë se mund të refuzonte kandidaten izraelite, këngëtaren 20-vjeçare ruso-izraelite Eden Golan, për shkak të natyrës “politike” të këngës së saj.

Ndërkaq, Izraeli do të lejohet të konkurrojë në Eurovision pasi ndryshoi tekstin e këngës. Eden Golan, përfaqësuesja e Izraelit për konkursin “Eurovision 2024”, fillimisht kishte paraqitur një baladë të quajtur “October Rain (Shiu i Tetorit)”, e cila mendohet se i referohej sulmeve të Hamasit më 7 tetor. Megjithatë, kënga u ndalua me arsyetimin se shkeli rregullat për neutralitet politik.

Pas një premtimi fillestar për mosndryshimin e tekstit, transmetuesi publik i Izraelit Kan, i cili është përgjegjës për zgjedhjen e përfaqësuesit të vendit, më vonë u pajtua të ndryshojë këngën pas thirrjes së presidentit izraelit Isaac Herzog. Versioni i përditësuar i këngës tani vjen me titullin “Hurricane (Uragani)”.

Ndërkaq, artistët në disa vende kanë bërë thirrje për përjashtimin e Izraelit nga konkursi. Rikujtojmë, se prezantueset e Eurovisionit të 68-të në Malmö do të jenë aktorja hollivudiane dhe suedeze Malin Akerman dhe Petra Mede, një aktore dhe komediane suedeze, e cila tashmë ka organizuar dy herë garën më të madhe muzikore evropiane.

You may also like ...