Header

Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Dailymail jehonë lajmit për ish-çiftin mbretëror

Rasti i dhunës në Pallatin Mbretëror ka tërhequr vëmendjen e mbarë opinionit shqiptar dhe jo vetëm. Mediat britanike i kanë dhënë vëmendje situatës ku Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024.

Dailymail i ka kushtuar një artikull çiftit mbretëror shqiptar nga ceremonia e famshme e martesës tek divorci e deri tek dhuna mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

‘Princi i kurorës së Shqipërisë Leka pretendon se gruaja e tij Elia dhe babai i saj, 73 vjeç, e sulmuan atë me ‘objekte të forta’, ndërsa video e treshes duke u përleshur u publikua në mediat sociale, mes divorcit të çiftit” – me këtë titull e hap shkrimin Dailymail, duke vazhduar më tej me deklaratën e Oborrit Mbretëror.

Gjithashtu ‘MailOnline’ ka kontaktuar oborrin mbretëror shqiptar për koment në lidhje me situatën e çiftit si dhe divorcin e tyre, por nuk morën një përgjigje.

Në një deklaratë të ardhur nga një zëdhënës në Oborrin Mbretëror u tha se princi nuk do të ofronte asnjë koment të mëtejshëm në këtë moment dhe kërkoi që “të respektohet e drejta e tij për privatësi në lidhje me këtë çështje”.

Dhuna mes Princit Leka dhe Elia Zaharisë/ Dailymail jehonë lajmit

You may also like ...