Një padi e re u ngrit kundër Sean “Diddy” Combs të hënën duke pretenduar se ai ngacmoi një nga producentët e tij të muzikës.
Sipas dokumenteve të TMZ, Rodney Jones, ish-producent dhe videograf i reperit ka deklaruar se është sulmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme dhe është detyruar t’i nënshtrohet dëshirave të tij.
Padia pretendon se, ndërsa dyshja punonin në albumin e nominuar për Grammy të vitit 2023, The Love Album: Off the Grid, Combs e përqafoi, e ngacmoi dhe kërcënoi producentin, e shtyu atë të konsumonte dr0gë.
Padia është veprimi i gjashtë i tillë i ngritur kundër Combs, muajt e fundit, dhe i pari që përfshin një paditës mashkull.
Midis shtatorit 2022 dhe nëntorit 2023, Jones dyshohet se iu nënshtrua ngacmimeve seksuale “të vazhdueshme” nga reperi.
Ish-partnerja e tij Cassie gjithashtu e ka akuzuar në nëntor të vitit 2023. Ajo pretendon se Diddy e ka përdh*nuar gjatë kohës që ishin bashkë, e ka goditur fizikisht dhe për një periudhë kohore i ka kontrolluar çdo aspekt të jetës, duke e izoluar totalisht.
Pas padisë së Cassie, një tjetër padi tronditëse erdhi nga modelja e një videoklipi të tij, Joie Dickerson-Neal. Ajo pretendon se në vitin 1991, Diddy e dr0goi, e sulmoi seksualisht dhe e regjistroi sulmin pa dijeninë e saj, kur ajo ishte studente.
Avokatja e Sean Diddy ka reaguar dhe i ka quajtur “trillime” akuzat si dhe thotë se kanë “prova të pakundërshtueshme” që gjithçka është një gënjeshtër.
- Ryan Gosling do të interpretojë “I’m Just Ken” në çmimet “Oscars”
- Shifra “të çmendura”, ja sa fitojnë “Kardashians” nga rrjetet sociale