Ndarja e Fedez dhe Chiara Ferragni-t është lajmi më i përfolur i orëve të fundit në mediat italiane dhe jo vetëm. Ky lajm nuk është konfirmuar dhe as nuk është mohuar nga asnjëra palë.
Paraqitja e parë e Fedez në lidhje me situatën ishte në emisionin italian “Pomeriggio Cinque”, me moderatorin Myrta Merlino. I përgjuar jashtë shtëpisë së tij para se të nisej me makinë, Fedez foli me korrespondentin e programit Canale 5.
“Jam mirë, faleminderit”, tha ai, duke lënë të kuptohet se nuk donte të komentonte: “Edhe çfarë nëse po flitet për ndarje? A ka kuptim që të vij dhe t’ju tregoj për problemet e jetës sime? Sipas jush, a dua të luaj me ndjenjat e fëmijëve të mi?”, e pyeti Fedez gazetarin.
Më pas ai shtoi: “Kushdo mund të flasë çfarë të dojë, nuk më intereson, unë kam prioritete të tjera dhe ato janë fëmijët e mi. Unë e pranoj faktin që njerëzit nxjerrin konkluzione për historinë time sepse unë jam personazh publik, por nuk nuk di si të përgjigjem”.
"La priorità per me sono i miei figli"
In esclusiva a #Pomeriggio5 l'intervista a #Fedez pic.twitter.com/McUvNShgKM
— Pomeriggio 5 (@pomeriggio5) February 23, 2024
- Angelina Jolie ndryshon look-un e flokëve dhe duket kaq bukur!
- Izraeli kërcënon të largohet nga pjesëmarrja në “Eurovizion 2024”