Header

New York padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të shëndetit mendor

Qyteti i New York ka paditur TikTok, Facebook dhe YouTube për “dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë “ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë”.

Kjo nismë kujton padinë e ngritur në 2022 në Kaliforni.

Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e SHBA. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.

Zuckerberg u kërkoi falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, u shpreh Zuckerberg, i cili drejton Instagramin dhe Facebook-un.

You may also like ...