Imazhi i një ariu polar të fjetur, i mbështjellë në një bllok akulli, fitoi zemrat e publikut, duke i dhënë fotografit amator britanik, Nima Sarikhani, çmimin e këtij viti, “Fotografi i Vitit për jetën e egër”.
Fotografi kapi ariun në arkipelagun Svalbard të Norvegjisë.
Duke iu referuar fotos me titull “Ice Bed”, Sarikhani tha se imazhi “ngjalli emocione të forta”, si shpresa, tek ata që e panë.
“Ndërsa ndryshimi i klimës është sfida më e madhe me të cilën përballemi, shpresoj që kjo foto të ngjall shpresë. Ka ende kohë për të rregulluar rrëmujën që kemi shkaktuar”, shtoi fotografi.
Sipas organizatorëve, më shumë se 75,000 njerëz votuan në garë. Ky është një numër rekord. Kjo foto u zgjodh nga një listë e ngushtë prej 25 imazhesh, të cilat u dalluan nga 50,000 hyrje.
Çmimi Wildlife Photographer of the Year prezantohet nga Muzeu i Historisë Natyrore, Londër,
- Kate Winslet: Fama pas “Titanikut” ishte e tmerrshme
- Jennifer Lopez fitoi 5 milionë dollarë nga koncerti në Dubai dhe fansat shpërthyen kundër saj!