Drake tronditi së fundmi fansat në Tampa, Florida, pasi ai refuzoi plotësisht të performonte duetin me Rihanna, “Work” në skenë.
Në vend të kësaj, ai i tha audiencës: “Unë nuk e këndoj më këtë këngë. Mund ta këndoni për mua”.
Drake dhe Rihanna kanë një histori të gjatë bashkëpunimesh muzikore, me këngë si “What’s My Name?” dhe “Take Care”.
Megjithatë, bashkëpunimi i tyre në muzikë shpesh ka bërë që fansat të aludojnë edhe për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre. Teksa mediat sociale kanë shpërthyer në reagime, një gjë është e qartë, kjo lëvizje e Drake ka rindezur debatin rreth marrëdhënies së tij me Rihanna-n, duke i bërë fansat gjithnjë e më shumë kuriozë.
Pavarësisht deklaratave publike të admirimit të Drake për Rihannën, duke përfshirë një rrëfim dashurie në MTV VMA 2016, marrëdhënia e tyre mbeti platonike. Por, thashethemet për ndjenjat dhe tensionin e pazgjidhur mes të dyve u rishfaqën me këngën e Drake të vitit 2023 “Fear of Heights”, ku disa spekuluan se ai sulmoi Rihanna.
- Cillian Murphy: Fenomeni ‘Barbenheimer’ ishte një moment i mrekullueshëm për kinemanë
- Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet këtë verë