Header

Festivali ‘Sunny Hill’ rikthehet këtë verë

“Sunny Hill” do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të radhës.

Pas mungesës që bëri vitin që kaloi, festivali, që ka sjellë disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, ka njoftuar në rrjete sociale rikthimin.

Disa nga yjet e famshëm të pranishëm në “Sunny Hill Festival 2022” ishin: J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Burak Yeter etj.

Në vitin 2022, koncerti përveç në Prishtinë është mbajtur edhe në Tiranë.

Kujtojmë se “Sunny Hill” gjithashtu është listuar si njëri ndër pesë festivalet më të mira të cilat nuk duhet humbur në Evropë.

You may also like ...