Celine Dion emocionoi pafund me daljen e saj në ndarjen e çmimeve “Grammy” për të prezantuar “Albumin e vitit”, paraqitja e parë e këngëtares 55-vjeçare në një ceremoni, që kur u diagnostikua me Sindroma e personit të ngurtë.
Kur Celine Dion doli në skenë, publiku u ngrit në këmbë dhe shpërtheu në duartrokitje për këngëtaren e njohur, e cila u prek dukshëm. “Faleminderit të gjithëve, ju dua. Kur them se jam e lumtur që jam këtu, e them nga thellësia e zemrës”, tha Dion.
Dion ka shitur më shumë se 250 milionë albume gjatë karrierës së saj 40-vjeçare, duke fituar pesë çmime Grammy. Ndër hitet e saj më të njohura janë “My Heart Will Go On”, nga filmi Titanic, “Think Twice”, “Why You Loved Me”, “It’s All Coming To Me Now”, “The Power Of Love”, dhe “That’s The Way It Is”.
Celine Dion zbuloi në dhjetor 2022 se ajo vuan nga çrregullimi i rrallë neurologjik Stiff Person Syndrome (SPS), një sëmundje që është e pashërueshme. Për SPS nuk ka një kurë, por ka mënyra për të trajtuar sëmundjen, duke përfshirë përdorimin e qetësuesve dhe relaksuesve të muskujve.
- Simon Cowell detyrohet të tërhiqet nga audicionet e “Britain’s Got Talent”, ja arsyeja
- Kim Kardashian rikthehet me ish-partnerin?