Ish-banorja e Big Brother VIP 2, aktorja Olta Gixhari ka folur për nominimin e bërë nga vajzat duke patur edhe një kritikë për këto të fundit sa i takon lojës që po bëjnë.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, aktorja shprehet se banorja për t’u marrë shembull është gazetarja Ledjona Xheladinaj për të cilën shkruan se si nënë e vetme ka punuar deri natën vonë për të siguruar të ardhurat e vajzës së saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe pa ngrënë.
E pyetur se si i duket ‘BBV3’, Olta ka vetëm një përgjigje:
“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta Gixhari.
- Portretizimi i Elvis Presley, Austin Butler rrëfen vështirësitë e rolit
- SAG-AFTRA mbron Alec Baldwin: Detyra e aktorit nuk është të jetë ekspert i armëve