Çmimet “Oscars” do të mbahen në një ceremoni të veçantë më 10 Mars, ndërsa së fundmi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka zbuluar të nominuarit për Oscar 2024.
Ryan Gosling është nominuar në kategorinë për aktorin më të mirë në rol dytësor për portretizimin e tij të kukullës Ken në filmin “Barbie”.
Gosling është mirënjohës që është nominuar për çmimet “Oscar”, por iu bashkua fansave që kanë shprehur zhgënjim për mospërfshirjen e aktores Margot Robbie dhe regjisores Greta Gerwig.
Fansat kanë qënë të zhgënjyer që regjisorja dhe aktorja nuk janë nominuar në asnjë kategori. Për ta nominimi ishte i pavend, duke pasur parasysh mesazhin e filmit për feminizmin. Përmes një deklarate aktori ka shkruar “Nuk ka Ken pa Barbie dhe nuk ka asnjë film “Barbie” pa Greta Gerëig dhe Margot Robbie” .
Ceremonia e 96-të e Oscars, drejtuar nga Jimmy Kimmel, do të mbahen më 10 mars në Teatrin Dolby në Los Angeles, Kaliforni.
- Kate Winslet dhuron 5 mijë paund për një vajzë me një sëmundje të rrallë!
- Adele zbulon filmin e preferuar për vitin 2023!