Fansat po vdesin të dinë se për çfarë po bisedonin Taylor Swift dhe Selena Gomez gjatë Golden Globes 2024.
Dy shoqet e ngushta, Selena Gomez dhe Taylor Swift u dukën shumë të afërta, me përqafime e duke “pëshpëritur” në vesh të njëra-tjetrës.
Edhe pse nuk pati një moment të përbashkët mes tyre në tapetin e kuq të “Golden Globe”, dy artistet, shoqe të ngushta që prej vitit 2008, sigurisht u takuan gjatë ceremonisë teksa nuk iu shpëtuan syrit të kamerave.
Një moment kur Selena Gomez i afrohet shoqes së saj të ngushtë Taylor Swift gjatë mbrëmjes, u bë viral në mediat e huaja. Thuhet se Selena i komunikoi Taylor se kishte dashur të bënte një foto me aktorin Timothee Chalamet, por nuk u bë e mundur pasi Kylie Jenner e pengoi. Kjo e fundit është aktualisht në një lidhje me aktorin dhe nuk dihet përse ka ndërhyrë në një gjë të tillë. Taylor e pyet: Me Timothee? Ndërsa këngëtarja i tund kokën duke pohuar. Të dyja shihen duke u habitur me këtë gjë.
- Ariana Grande zbulon projektin e ri muzikor
- Prokuroria e Milanos nis zyrtarisht hetimet për Chiara Ferragni